English

Rusi, atentat kamikaz në Ingusheti

Moskë, 5 Prill, NOA - Një kamikaz është hedhur në erë në republikën kaukaziane të Ingushetisë duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ruse "Itar-Tass".

Objekti i sulmit ka qenë një stacion policie. Në atentat sipas të dhënave të para ka vdekur një polic dhe janë plagosur tre persona të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Karabulak, i cili ndodhet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Ingushetisë, Magas.

Atentati vjen pas një sërë sulmesh terroriste që kanë ndodhur në Rusi ditët e fundit.

m.xh/ANSA

KOMENTE