English

Steinberg do të vizitojë Kosovën më 7 prill

Uashington, 5 prill, NOA - Zëvendës sekretari i Shtetit, Xhejms Steinberg, të mërkurën më 7 prill do të vizitojë Kosovën. Vizita e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë do të bëhet në kuadër të një turi rajonal, raporton Reuters.

Javën e kaluar, Zëvendës sekretari i Shtetit Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë forcë për stabilitetin në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para si shtet i pavarur.

Ai u shpreh se gjatë qëndimit në Kosovë, një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.

m.xh/NOA

KOMENTE