English

Stojku: Nuk ka shkarkime, do të shesim energji

Tiranë, 5 prill, NOA - Situata hidrike në vend paraqitet në nivele të kënaqshme dhe për këtë qëllim Korporata Elektroenergjitike Shqiptare do të vijoj eksportin e energjisë. Kjo gjë është konfirmuar nga drejtori i KESH, Muharrem Stojku gjatë një konference të dhënë për mediat ditën e sotme. Stojku ka theksuar se prurjet në hidrocentrale nuk do të shkarkohen, por do të përdoren për shitje.

Ai bëri të ditur se niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është një metër poshtë normës së lejuar, por garantoi se nuk do të ketë shkarkime të ujit.

"Fierza ndodhet në kuotën e 295 metrave nga 296 metra që është kapaciteti. Po rritet eksporti që të mos ketë shkarkime të liqeneve", ka konfirmuar për mediat drejtori i KESH-it, Stojku.

Stojku u shpreh se nga shitjet e energjisë të ardhurat kanë arritur vlerën e 40 milionë dollarëve.

m.xh.NOA

KOMENTE