Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafik vizash, arrestohet kryetari i një shoqate
English

Trafik vizash, arrestohet kryetari i një shoqate

Vetëm për abonentët

Kryetari i një shoqate u arrestua sot nga policia, pasi akuzohet për trafik vizash. Hetimi i kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me ekipin special të Task Force nxori se i prangosuri merrte 1500 deri 2000 euro për të pajisur me vizë greke "Shengen"

Korçë, 5 Prill NOA/ Alba Filipi - Kryetari i një shoqate u arrestua sot nga policia, pasi akuzohet për trafik vizash. Hetimi i kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me ekipin special të Task Force nxori se i prangosuri merrte 1500 deri 2000 euro për të pajisur me vizë greke "Shengen", raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

I arrestuari nga ana e Sektorit Kundër Krimit Financiar është Artur Lamove, 45 vjeç, lindur dhe banues ne Korçe, kryetar i Shoqatës Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Rome.

Arrestimi i të dyshuarit u bë në vendin e quajtur Rruga "Koço Tupa" lagjja nr 4 Korçë edhe si rrjedhojë e një hetimi në bashkëpunim të ngushtë me njësinë e përbashkët të hetimit Taks Force.

"Ky hetim nisi pasi kryetari i Shoqatës Rome u merrte personave nevojtarë për t'iu nxjerre vizë Shengen 1500 deri ne 2000 euro", - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Nën këto dyshime, para tre ditësh janë referuar nga policia, materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Korçe për veprën penale të "Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave Publike" në ngarkim te kryetarit te shoqatës "Lëvizja për mbrojtjen e te drejtave Rome" shtetasit Artur Lamove.

Gjithashtu po hetohen ne gjendje te lire per veprën penale te "Moskallëzimit te krimit" edhe 45 vjeçari Jani Lamove lindur dhe banues ne Korçe dhe 44 vjeçarja L.Hajredini, lindur ne Korçe.

a.f/e.r/NOA

KOMENTE