English

Abuzoi me thirrje telefonike, 20 ditë burg

Krujë, 6 prill, NOA - Abuzimi me thirrjet telefonike i ka kushtuar një 25 vjeçarje 20 ditë burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Krujës për Rolanda Kallmetin, e lindur në vitin 1982 dhe banuese në Fushë Krujë.

Akuza ndaj saj është "përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike". Ndërkohë që masa fillestare e marrë nga gjykata për të ka qenë pagimi i gjobës prej 1 milion lekësh të reja.

Vendimi jo i zakontë i gjykatës ka ardhur pas denoncimeve që kanë bërë në polici për Kallmetin.

Policia e Krujës bën të ditur se masa e burgimit u dha dje pasi Kallmeti nuk ka paguar gjobën.

Ndërkohë që policia sqaron se e ka shpallur në kërkim personin në fjalë.

"Gjykata e Rrethit Krujë ka konvertuar dënimin me 100.000 lekë gjobë ndaj kësaj shtetase, në 20 ditë burgim për veprën penale të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. Me datë 05.04.2010 është bërë shpallja në kërkim e saj nga Komisariati i Policisë Krujë", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE