Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ansip: Shqipëria, vendi i mundësive të mëdha për investime
English

Ansip: Shqipëria, vendi i mundësive të mëdha për investime

Tiranë, 6 prill, NOA - Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip deklaroi se Shqipëria ka potenciale të mëdha investimesh për biznesmenët estonezë dhe të vendeve të tjera të BE.

Deklarata e Ansip u bë sot në forumin ekonomik Shqipëri-Estoni, në të cilin merr pjesë dhe kryeministri Sali Berisha. Ai vlerësoi se "biznesmenët estonez janë të gatshëm i kapin mundësitë që u jep tregu shqiptar. Ne nuk duam ti lëshojmë këto mundësi, por jemi të interesuar të investojmë".

Ansip ka theksuar se Estonia mund të ofroj zgjidhje për të rritjen e biznesit dhe ekonomisë Shqiptare.

Kryeministri Estonez është ndalur në fushat e teknologjisë dhe investimeve të tjera ku mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve.

Nga ana tjetër ai ka vlerësuar dhe bazën ligjore që ka Shqipëria për investime, duke e vlerësuar atë me standardet bashkëkohore të vendeve të BE-së.

m.xh/NOA

KOMENTE