Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatmir Toçi: Grabitja e pronave, banorët të hidhen në protesta
English

Fatmir Toçi: Grabitja e pronave, banorët të hidhen në protesta

Tiranë, 6 prill, NOA - Partia Socialiste u ka drejtuar një apel 460 mijë fermerëve, të cilët nuk pranojnë t'u merret toka në mënyrë arbitrare nga shteti, që të bashkohen me ne në protesta për largimin e këtij pushteti.

Këtë thirrje e ka drejtuar deputeti socialist, Fatmir Toçi, sipas të cilit, projektligji më i fundit për tokat i sjellë nga qeveria në Kuvend s'është tjetër, veçse një përpjekje e pashembullt për të grabitur pronat e 460 mijë fermerëve në mbarë vendin.

"Ligji që po i përgatitet Kuvendit për tokat e pakultivuara e shtrin këtë grabitje në të gjithë Shqipërinë ku u është vënë syri 50 mijë hektarëve tokë në pronësi private, por që ligji ua kalon sekserëve të klanit qeveritar për t'i menaxhuar, pa pyetur, madje pa vënë në dijeni as vetë të zotët e tokës", tha Toçi lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, "Pyllin e Sodës në gjirin e Vlorës, 478.14 ha, duan t'ia japin për 1 Euro/m2 një firme të huaj fantazëm, për ta rrafshuar dhe kthyer më pas në park kontenierësh".

"Ndërsa nga grabitja e pronave në Orikum dhe Radhimë, nga abrogimi i ligjit 7501, banorëve u lihet në pronësi vetëm gjysma e sipërfaqes që kanë sot e 20 vjet në përdorim. Pjesa tjetër i kalon shtetit për ta përdorur për interesat e një grupi njerëzish", përfundoi Toçi.

n.e/NOA

KOMENTE