Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grushti i shtetit në Turqi, vazhdojnë arrestimet e ushtarakëve
English

Grushti i shtetit në Turqi, vazhdojnë arrestimet e ushtarakëve

Ankara, 6 prill, NOA - Policia turke ka arrestuar në kuadër të hetimeve kundër komplotit ndaj qeverisë me orientim islamik, të paktën 19 oficerë të tjerë, ndër të cilët edhe katër gjeneralë. Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve turke "Anadolu".

Televizioni privat NTV njofton për 95 arrestime. Hetimet që po vazhdojnë për muaj të tërë, deri tani kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzave kundër rreth 40 oficerëve.

Ata akuzohen për planifikimin e rrëzimit të kryeministrit Rexhep Tayip Erdogan, i cili për vite të tëra angazhohet për zvogëlimin e influencës së ushtrisë në politikën e Turqisë.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE