Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak, 34 të vrarë nga pesë shpërthime
English

Irak, 34 të vrarë nga pesë shpërthime

Bagdad, 6 prill, NOA - Pesë shpërthime të njëpasnjëshme të ndodhura sot në Bagdad, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 34 persona dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se disa ndërtesa rezidenciale janë shembur në zonën veriperëndimore të Bagdadit.

Një prej shpërthimeve ka ndodhur në një restorant popullor në Allaui, pranë rrugës "Haifa", në qendër të kryeqytetit, pranë Ministrisë së Kulturës dhe ambasadës së Iranit.

Incidentet në kryeqytetin irakian vijnë dy ditë pas sulmeve të bashkrenduara vetëvrasëse, si pasojë e të cilave u vranë mbi 40 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.

m.xh/NOA

KOMENTE