Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurostat: Luksemburgu me pagat më të larta në Evropë
English

Eurostat: Luksemburgu me pagat më të larta në Evropë

Bruksel, 7 prill, NOA - Me 1610 euro në muaj, Luksemburgu cilësohet si vendi evropian i cili ka pagën minimale më të lartë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Lajmi është bërë me dijeni nga Eurostat, instituti europian i statistikave, i cili ka kryer një studim për pagat më të larta në vendet e BE, duke i klasifikuar në tre grupime sipas nivelit më të ulët të tyre.

Kështu, grupi i parë me pagat minimale më të ulëta përbëhet nga vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Lituania, Letonia, Sllovakia, Estonia, Hungaria, Çekia dhe Polonia, të cilat paguajnë me pagat e ulëta prej 100-350 euro/muaj.

Ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë shtetet me pagë minimale nga 500-700 euro në muaj si Portugalia, Sllovenia, Malta, Greqia dhe Spanja.

Ndërsa vendet që paguajnë më shumë ata që punojnë me paga minimale janë Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Holanda, Irlanda dhe Luksemburgu, me 1150 euro.

n.e/NOA

KOMENTE