Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaka - Ibra, në dyshim për El Clasicon
English

Kaka - Ibra, në dyshim për "El Clasicon"

Spanjë, 7 Prill NOA - Tashmë i jemi afruar shumë sfidës kryesore të kampionatit spanjoll të La Ligës ku në "Santiago Bernabeu" do të përballen dy vendet e para të këtij kampionati, Barcelona dhe Reali i Madridit.

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen e të gjithë sportdashësve është gjendja e Kakas dhe Ibrahimoviç të cilët janë në dyshim për sa i përket prezencës së tyre në fushën e lojës.

Të dy lojtarët janë duke vuajtur dëmtimet e tyre përkatëse ku Kaka i ka munguar skuadrës së tij prej kohësh dhe Pellegrini shpreson që në ditët në vazhdim të shohë brazilianin në seancat stërvitore të skuadrës së tij.

Në krahun tjetër Barcelona është në pritje të gjendjes së suedezit, Ibrahimoviç kjo pasi lojtari po vuan një dëmtim në pulpën e këmbës së tij të djathtë dhe prezenca e tij në derbin spanjoll mbetet ende në dyshim.

Për lojtarin e Barcelonës mund të thuhet se Guardiola mund ta rikuperojë atë ndërsa për Kakanë situata e tij është më e vështirë ku lojtari rrezikon të mos grumbullohet fare për këtë sfidë.

r.b/NOA

KOMENTE