English

Karzai: Nuk do bashkohem me talibanët

Kabul, 7 prill, NOA - Presidenti afgan, Hamid Karzai, nuk është kërcënuar me bashkim me kryengritjen talibane, nëse atij i bëhet presion nga fuqitë perëndimore dhe një fakt i tillë është pohuar nga zëdhënësi i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.

Komentet e Karzait, dyshohet se u bënë në një takim me ligjëvënësit, të shtunën e kaluar, është raportuar gjerësisht dhe kjo e ka shtyrë Shtëpinë e Bardhë, që të thotë se vizita e planifikuar e Karzait në Uashington mund të anulohet, nëse presidenti afgan nuk e ndalë fajësimin e Shteteve të Bashkuara për problemet e tij.

Tre ligjëvënës afganë pohuan se Karzai dy herë ishte kërcënuar me bashkim me talibanët, nëse do të vazhdonte presioni nga Shtetet e Bashkuara ndaj tij për eliminimin e ryshfetit, të favorizimit dhe vjedhjes zgjedhore. n.e/NOA

KOMENTE