Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryepolici Burgaj me kreun e SECI, bisedime për krimin ndërkufitar
English

Kryepolici Burgaj me kreun e SECI, bisedime për krimin ndërkufitar

Tiranë, 7 Prill NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, priti sot në një takim pune Drejtorin e Qendrës Rajonale për Goditjen e Krimit Ndërkufitar, SECI (Iniciativa e bashkëpunimit për Europën Juglindore), z. Gurbuz Bahadir.

Gjatë këtij takimi Z.Burgaj dhe Z. Bahadir duke vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qendrës SECI dhe Policisë së Shtetit, theksuan nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në drejtim të realizimit të operacioneve të përbashkëta policore ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në këtë qendër.

"Ne duhet të thellojmë më shumë këtë bashkëpunim të suksesshëm. Gjatë viteve janë realizuar disa operacione të përbashkëta që kanë rezultuar mjaft të rëndësishme e të suksesshme dhe duhet të vazhdojmë dhe më tej në këtë drejt për goditjen e çfarëdolloj trafiku të paligjshëm", - theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në vijim z. Burgaj bëri një ekspoze të punës së bërë nga Policia e Shtetit për goditjen e trafiqeve, ku vuri në dukje faktin se ky fenomen kohët e fundit është ulur ndjeshëm veçanërisht për sa i përket trafikut të qenieve njerëzore dhe trafikut të mjeteve motorike, kjo në sajë të masave të marra dhe luftës së strukturave të Policisë së Shtetit ndaj këtij krimi.

Rritje të ndjeshme, theksoi z. Burgaj, ka pësuar puna e policisë dhe ndaj rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ku forca goditëse e policisë është thuajse katërfishuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit evidentoi gjithashtu përpjekjet që po bëhen për goditjen përfundimtare të çdo lloj trafiku të paligjshëm, ku një rol të rëndësishëm po luan dhe QNOD-ja (Qendra Institucionale Operacionale Detare), në sajë të së cilës është bërë i mundur realizimi i disa operacioneve të suksesshme për goditjen e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe me autoritetet policore fqinje.

"Qëllimet tona janë shumë madhore. Krahas performancës gjithnjë në rritje të strukturave policore, bashkëpunimi gjithnjë në rritje me vendet fqinje do të jetë një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë drejtim", - theksoi z. Burgaj.

Ndërkohë Drejtori i Qendrës SECI, z. Gurbuz Bahadir, duke vlerësuar arritjet e Policisë Shqiptare, vlerësoi përpjekjet e Policisë Shqiptare në këtë drejtim.

Lufta kundër këtyre lloj krimeve, - tha ai, - nuk është shqetësim vetëm i një shteti, por për të gjitha vendet, pasi në çdo aktivitet të paligjshëm gjithmonë përfshihen 2-3 vende prandaj sot bashkëpunimi ndërkombëtar është i detyrueshëm në të gjitha nivelet. "Problemet janë të përbashkëta dhe nuk mund të kemi sukses pa patur një bashkëpunim ndërkombëtar", - u shpreh z. Bahadir.

Po ashtu z. Bahadir ofroi bashkëpunimin e mbështetjen e Qendrës SECI për iniciativat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, duke synuar në nxitjen mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, bashkëpunim i cili duhet të jetë i shpejtë dhe me procedura sa më të thjeshtuara për goditjen e krimit në kohë.

"Jemi të gjithë profesionistë që punojnë për një qëllim të përbashkët, goditjen pa kompromis të krimit, prandaj bashkëpunimi do të vijë dukshëm gjithnjë në rritje duke dhënë dhe rezultate të frytshme", - theksuan z. Burgaj dhe z. Bahir në përfundim të takimit.

Në vijim të vizitës së tij pranë Policisë së Shtetit, Drejtori i Qendrës SECI, z. Gurbuz Bahadir, zhvilloi një takim dhe me Zv/Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit, Z. Agron Kuliçaj.

Në qendër të këtij takimi ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet strukturave shqiptare të hetimit të krimit dhe Qendrës SECI, si për sa i përket shkëmbimit në kohë të informacioneve, ashtu dhe për sa i përket organizimit të operacioneve të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar.

e.r/NOA

KOMENTE