Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet mbi tentativën e Haxhiut për t'u hedhur bashkë me 3 fëmijët
English

Policia flet mbi tentativën e Haxhiut për t'u hedhur bashkë me 3 fëmijët

Tiranë, 7 Prill NOA Update - Policia e Tiranës u shpreh zyrtarisht pak çaste më parë mbi ngjarjen e ndodhur sot rreth orës 12.30 në Bulevardin "Zogu I" në tarracën e një pallati të ndodhur përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Përmes një komunikimi për mediat, zëdhënësja Alma Katragjini tha se "Ferit Haxhiu, 52 vjeç, banues në Lagjen Nr. 8 Durrës, së bashku me tre fëmijët e tij, kishin hipur në tarracën e këtij pallati, dhe në shenjë proteste kërkonte, që problemi i tij të trajtohet nga Ministria e Drejtësisë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe pas negociatave me të, bënë të mundur zbritjen e tij të dhe të fëmijëve, pa lëndime, - tha Katragjini.

Mësohet se pas intervistimit nga Policia, 52-vjeçari Ferit Haxhiu është pritur edhe nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët po marrin në trajtim kërkesën e tij.

e.r/NOA

KOMENTE