English

Reali i Madidit, Benzema tek Milani për Paton

Spanjë, 7 Prill NOA - Shtypi spanjoll, orët e fundit ka pohuar për një tentativë tepër të vështirë në merkato për sa i përket klubit të tyre të Realit të Madridit.

Benzema, i cili erdhi tek ky ekip verën e shkuar për vlerën e 35 milion eurove, nuk po tregon rendimentin e pritur në fushën e lojës dhe për këtë arsye stafi drejtues i këtij klubi, është i gatshëm për të nxjerrë francezin në merkaton e verës.

Pasi Milani ka shfaqur një interes për të, atëherë klubi i Reali mund ta lërë atë të shkojë në drejtim të kuq e zinjve por, vetëm me një kusht dhe ai është që në radhët e madrilenëve të vijë braziliani Pato.

Një marrëveshje kjo tepër e vështirë për tu realizuar por, duke parë marrjen e Kakas në verën e shkuar mund të themi se çdo gjë mund të ndodhë midis këtyre dy ekipeve.

Gjithashtu krahas Realit një ekip tjetër i cili me sa duket nuk heq dorë nga Pato është dhe Çelsi i Ançelotit, të cilët prej kohësh kanë shfaqur interes në drejtim të brazilianit dhe do të jenë konkurrentë mjaft të fortë të spanjollëve në rast se Milan do ta lërë të lirë lojtarin.

r.b/NOA

KOMENTE