Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali i ushtarëve grekë, Grupi i Avokatëve padit Ushtrinë
English

Skandali i ushtarëve grekë, Grupi i Avokatëve padit Ushtrinë

{youtube}hslGF-0KRqI{/youtube}

Më shumë foto te Galeria

Athinë, 7 Prill NOA - Grupi i Avokatëve për të Drejtat e Refugjatëve dhe Emigrantëve depozitoi ditën e sotme një padi kundër anëtarëve të Forcave Speciale Reparti i Rojës Bregdetare të Greqisë, për fyerjet publike që ushtruan më 25 mars 2010 gjatë paradës ushtarake me rastin e festës kombëtare helene, në qendër të Athinës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Grupi i Avokatëve argumentoi se "arsyeja për këtë nismë ligjore është papajtueshmëria me thirrjet e pjesëmarrësve të ushtrisë greke të cilët janë dëgjuar dhe parë duke hedhur parulla kundër emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vend".

Në njoftimin e Grupit të Avokatëve përmendet në mënyrë specifike se "ky kontingjent, pas largimit nga podiumi i zyrtarëve në sheshin Sintagma doli në rrugë dhe ndërsa përshkonin rrugën në Universitetin e Shën Konstandinit në një formë të strukturuar dhe me ritmin e paradës u konstatuan duke thirrur parulla raciste dhe intolerance ndaj fqinjëve".

Grupi i Avokatëve thotë se në padinë e saj, bazohet në Kushtetutën e Republikës së Greqisë e cila ndalon thirrjet për urrejtje racore, fetare dhe etnike madje ligji grek nr 927 i vitit 1979, parashikon edhe dënim të fajtorëve që kanë konsumuar të tilla vepra penale.

"Kërkojmë zbatimin e ligjit nr 927/1979 i cili deri sot nuk ka gjetur zbatim dhe të ndëshkohën përgjegjësit e ushtrimit të thirrjeve për dhunë dhe racizëm", - përfundon deklarata e nënshkruar nga Grupi i Avokatëve për të Drejtat e Refugjatëve dhe Emigrantëve.

Në videon që shihni, Forcat Speciale shihen teksa parakalojnë në paradë, në rrugët "Panepistimiu" (Rruga Universitare", duke përshkuar më tej rrugën "Santaroza" dhe atë "Agjiu Konstandinu" ("Shën Konstandini". Korrespondenti i agjencisë NOA sqaron se Forcat Speciale të Ushtrisë greke, (ΟΥΚ), zhvilluan paradën zyrtare ushtarake të 25 marsit në kuadrin e festës kombëtare.

Ndërkohë që parakalonin sipas procedurës, ka shpërthyer mes tyre kënga ""Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar, o derr shqiptar", që në greqisht, u këndua me rimë, kështu: "Elinas gjeniese, dhen gjinese pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane, guruni alvane".

Këto dhe të tjera thirrje rrënqethëse, të denja për filma horror, u dëgjuan dje në mes të Athinës.

Thirrjet e frikshme erdhën pikërisht kur Forcat Speciale sapo përshkuan zonën e Sintagma (Kushtetueses) dhe "trimat" u afruan në rrugët "Panepistimiu" dhe "Agjios Konstandinos", nisën të klithnin për kasaphanë ndaj fqinjëve të Greqisë, duke mos kursyer shqiptarët, turqit dhe shkupjanët, siç i njohin qytetarët e FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), raporton korrespondenti i Agjencisë NOA. Dhe duke vendosur kështu "mes vedi" se kush ka të drejtë të quhet grek dhe kush jo.

Thirrja tjetër e këngës horrore, ishte: "Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin", që në greqisht, u dëgjua kështu: "Tha gjini makeljo, meta tha ekdhikitho, otan tha proskinisete, simea ke stavro".

Më tej sikundër dëgjohet dhe shihet dhe në pamjet video që ju keni pranë këtij raporti nga Athina, vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë: "U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rronbat e mia do të qep me lëkurën e tyre", që në greqisht, e klithën kështu: "Tus lene skopjanus, tus lene alvanus, ta ruha mu tha rapsod me dhermat'ap'aftus".

n.s/e.r/NOA

Lexoni si NOA raportoi me detaje skandalin grek

KOMENTE