Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarm bombe në avion, diplomati nga Katari po pinte cigare
English

Alarm bombe në avion, diplomati nga Katari po pinte cigare

Uashington, 8 prill, NOA - Ndërsa po provonte të pinte duhan në tualetin e aeroplanit, një diplomat nga Katari ka ngjallur dyshimet se po përpiqej të aktivizonte një bombë të vendosur në këpucën e tij.

Kaq ka mjaftuar që administrata e sigurisë së transportit të Shteteve të Bashkuara të vihet në alarm dhe ta arrestojë udhëtarin nga Katarin i cili po udhëtonte në aeroplanin amerikan të udhëtarëve nga Uashingtoni për në Denver.

Megjithatë, zyrtarët thonë se incidenti nuk duket se ishte kërcënim serioz i sigurisë, pasi raportohet se në aeroplan nuk është gjetur eksploziv.

Paskëtaj, aeroplani me 157 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, siguroi uljen në mënyrë të sigurt në pistën e Denverit. Pasi burri nga Katari ishte pyetur nga shoqëruesit e fluturimit, ai kishte bërë me sa duket një vërejtje pa vend.

n.e/NOA

KOMENTE