Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BB: Qeveria të anulojë fondet e papërdorura
English

BB: Qeveria të anulojë fondet e papërdorura

Tiranë, 8 prill, NOA - Fondet e papërdorura të Bankës Botërore kanë një kosto për vendin, sepse bllokohen burimet që mund të ishin përdorur më mirë diku tjetër.

Kështu u shpreh sot për median Camille Nuamah, përfaqësuese e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, sipas së cilës në raste të tilla problematike, Banka i rekomandon qeverisë të anulojë financimet e papërdorura.

Nuamah tha ndër të tjera se një ekip nga Uashingtoni do të mbërrijë në Tiranë këtë fundjavë për të vazhduar diskutimet me autoritetet lidhur me ristrukturimin dhe procedurat për punimet rehabilituese emergjente në zonat e përmbytura në veri të vendit.

Më tej, ajo ka komentuar edhe strategjinë e ardhshme të Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore për periudhën nga qershori 2010 deri në qershor 2014, ku tha se pas diskutimeve me autoritetet, Banka Botërore po bën diskutime e rishikime të brendshme, pas të cilave projekt-strategjia do të konsultohet me qeverinë dhe me aktorët e tjerë.

"Së fundmi, strategjia do t'i paraqitet Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore në fillim të verës", bëri me dijeni Nuamah.

Duke përfunduar se si pjesë e këtij procesi, Banka ka ndërmarrë një rishikim të investimeve të saj në Shqipëri gjate viteve.

"Që nga viti 1991, Banka ka investuar pothuajse mbi $ 1milaird në formën e kredive pa interesa në të gjitëe vendin. Edhe tani me investimet në zbatim që kapin shifrën prej 265 milionë dollarësh, investimet e financuara nga Banka Botërore janë të pranishme në mbi 43 bashki dhe 230 komuna", bëri me dijeni përfaqësuesja e BB-së në vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE