Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do të mbështesim harmoninë midis komuniteteve në Mitrovicë
English

Berisha: Do të mbështesim harmoninë midis komuniteteve në Mitrovicë

Tiranë, 8 Prill, NOA - Qeveria e Shqipërisë do të mbështes qeverinë e Kosovës në krijimi e harmonisë dhe bashkëjetesës mes komunitetit serb në veri të Kosovës. Deklarata është bërë nga kryeministri Sali Berisha gjatë takimit që pati sot me Koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për Veriun, Ylber Hysa.

"Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime kosovare, në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore, në të gjithë territorin e saj, si dhe çdo faktor e iniciativë, që synon zhvillimin e integruar, progresin, e harmoninë midis komuniteteve në Mitrovicë", ka thënë Berisha.

Berisha ka theksuar në takim dhe rëndësinë që ka thellimi i reformave në Kosovë për demokratizimin e vendit dhe "fuqizimin si shtet në krejt përmasat e Republikës".

Ai ka shprehur bindjen se përparimi i vënë re në zgjedhjeve të fundit vendore në Kosovë dhe konsolidimi i demokracisë në Serbi, "do të krijojnë kushte që edhe krahina kosovare multietnike e Mitrovicës të involvohet në të ardhmen në këto procese, pavarësisht situatës aktuale".

Përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës, Hysa vlerësoi qëndrimin parimor dhe konstant të qeverisë shqiptare. Ai, i paraqiti Kryeministrit Berisha një tablo rreth zhvillimeve të fundit në këtë krahinë.

m.xh/NOA

KOMENTE