Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha socialistëve: Do ju nxjerr nga kutia!
English

Berisha socialistëve: Do ju nxjerr nga kutia!

Tiranë, 8 prill, NOA Update - Në zgjedhjet e ardhshme elektorale, nuk do të ketë më kuti votimi, komisione apo fletë votimi, prandaj nuk do të ketë më as vend për ngritje akuzash se votat u vodhën.

Një fakt të tillë e ka pohoi gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Berisha, i cili duke iu drejtuar deputetëve socialistë prezentë në seancën plenare u tha me ironi se në zgjedhjet e ardhshme "do t'i nxjerrë nga kutia".

"Do ju nxjerr dhe juve nga kutia, pasi nuk do të ketë më as kuti, as komisione dhe as fletë votimi. Ju keni frikë nga teknologjia, mos u tregoni prehistorikë", u tha ai socialistëve.

Sipas tij, votimi elektronik i zgjedhjeve do të bëjë që të marrë fund gjyqi që Partia Socialiste po u bën 20 mijë komisionerëve socialistë.

"S'do ketë më fletë votimi, por ekrane, vetëm ngjyerje gishtash", tha ai më pas, duke hedhur në këtë mënyrë piketat e projektit për votim elektronik.

Deklaratat e tilla të Berishës në seancë plenare mbi pritshmërinë e zgjedhjeve, bëhen në një kohë kur deputetët socialistë në fjalimet e tyre, po vazhdojnë të insistojnë mbi transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

n.e/NOA

KOMENTE