English

Del në ankand portreti i vetëm i Michael Jackson

Los Anxhelos, 8 prill, NOA - Do të jetë së shpejti pjesë e një ankandi në internet, portreti i vetëm që ekziston nga ylli i popit, Michael Jackson.

Ky portret i tij u krijua nga piktori australian Brett Livingstone në vitin 1990 dhe mësohet se pikërisht ky piktor, ka qenë i vetmi, të cilin Jackson e ka lejuar që t'i bëjë një portret.

Portreti i realizuar në një dhomë të zbukuruar me Jacksonin duke mbajtur një libër në dorë me një xhaketë të zezë i është shitur biznesmenit japonez Hiromichi Saeki për 2.1 milionë dollarë në vitin 1990.

n.e/NOA

KOMENTE