Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon takimi i 4 liderëve në Shkup për ndryshimet kushtetuese
English

Dështon takimi i 4 liderëve në Shkup për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 8 prill, NOA - Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni nuk kanë rënë dakord për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Gruevski, por janë pajtuar që ato të diskutohen më parë nga grupe ekspertësh.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti pas takimit ka vlerësuar me nota pozitive marrëveshjen për shqyrtimin e propozimeve nga ekspertët e partive politike.

Katër liderët e partive, Ali Ahmeti nga BDI, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Branko Cërvenkovski nga LSDM-ja si dhe Imer Selmani nga DR-ja përveçse debatit për propozimin e Gruevskit mbi ndryshime kushtetuese në sferën e Këshillit Gjyqësor Republika (KGJR), kanë kërkuar edhe ndryshime kushtetuese në sfera tjera.

LSDM paralajmëroi propozimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me veprat penale të cilave u ka skaduar afati.

"Në takimin e liderëve dorëzojmë propozim-ndryshimin, respektivisht plotësimin e nenit 52 të kushtetutës me të cilën do të pamundësohet skadimi i afatit të veprave penale që kanë lidhshmëri me transformimin e kapitalit shtetëror dhe shoqëror", ka deklaruar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

n.e/NOA

KOMENTE