Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e romëve, Rama: Bashkia do të japë më shumë përkujdesje
English

Dita e romëve, Rama: Bashkia do të japë më shumë përkujdesje

Tiranë, 8 prill, NOA - Bashkia e Tiranës në mbështetje të politikave të saj për gjithë përfshirjen sociale të të gjitha kategorive si dhe komuniteteve që jetojnë në Tiranë, ka premtuar sot më shumë përkujdesje për komunitetin rom.

Kryetari i bashkisë, Edi Rama ka deklaruar se do të rritet numri i fëmijëve rom që ndjekin shkollat si dhe do të ulet numri i fëmijëve romë që lypin në rrugë për të fituar bukën.

"Të gjithë në një shoqëri", ishte slogani i kësaj dite, që do të përçojë diversitetin e komunitetit rom përmes një defile-je të kulturës dhe traditës të tyre si dhe performancës artistike në këtë aktivitet.

Në këtë ditë, u organizua një panair me veshje tradicionale rome, të himnit rom, të këngëve më tipike rome, të valleve, të veglave muzikore si dhe pjesë teatrale në lidhje me të drejtat e këtij komuniteti, prezantime të simboleve etj.

550 fëmijë e të rinj të shkollave 9 - vjeçare të qytetit, fëmijë që marrin shërbime në qendrat sociale ditore të organizatave, prindër e gjyshër ndoqën performanca ndër më të veçantat të fëmijëve të komunitetit rom, të prezantuara në paradën e kulturës.

Shoqatat "Amaro Drom", "Romani Baxt", "Për një të ardhme të Romëve", Fëmijët e Botës dhe Shqipërisë", "Qendra Komunitare per Fëmijët dhe Familjen në Nevojë", "Qendra Ditore për Fëmijët e Rrugës", Qendra sociale "Princi i Vogël", Qendra "Don Bosko", SOS- Fshatrat e fëmijëve, shoqata ARSIS, Shoqata VIS, programi i UNDP-së për fuqizimin e komuniteteve në nevojë dhe "Save the Children" i janë bashkëngjitur kësaj inisiative, duke punuar së bashku në zhvillimin e aktivitetit dhe për të ndërgjegjësuar komunitetin për më shumë të drejta, akses dhe shanse të barabarta për komunitetin rom.

b.a/NOA

KOMENTE