Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gati premiera italo-shqiptare e Carmen në TOB
English

Gati premiera italo-shqiptare e "Carmen" në TOB

Tiranë, 8 prill, NOA /Milena Selimi - Shfaqja e re e baletit do të ketë si protagoniste Enada Hoxhën dhe Paola Acosta-n.

Ajo është menduar të jetë premierë më 11 prill në TOB dhe përbën dhe premierën e tretë gjatë këtij sezoni të TOB-it, e realizuar me koreografi të Fredy Franzutti-t dhe përmban muzikë të katër autorëve Bizet, Alba©niz, Chabrier, Massenet.

Sqarojmë se libreti i baletit me dy akte është ngritur mbi tregimin me të njëjtin titull të Prosper Mérimée-së.

E veçanta e kësaj vepre është se Koreografi Franzutti ka marrë përsipër të realizojë edhe skenografinë e kostumet e këtij baleti.

Ajo mendohet që të jetë premierë më 11 prill, ora 19.00 dhe do të jetë pastaj edhe më 13, 14 dhe 16 prill. Kjo shfaqje është një bashkë prodhim i Teatrit të Operës dhe Baletit dhe kompanisë italiane "Balletto del Sud" dhe rolet kryesore janë të ndara mes solistësh shqiptarë dhe italianë.

Karmeni interpretohet nga Enada Hoxha dhe Paola Acosta, Joze është Ervis Nallbani dhe Karlos Moltalvan.

Eskamilo interpretohet nga Gerd Vaso dhe Alessandro De Ceglia, Zuniga nga Sokol Zhugri, kurse në rolin e Mikaelës është Ledia Sula dhe Paola Acosta. Në të katër netët, Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operës, e drejton dirigjenti Francesco Libetta.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE