English

INSTAT: Çmimet e konsumit, 3.9 % më të larta se në 2009

Tiranë, 8 prill, NOA - Çmimet e konsumit gjatë muajit të kaluar shënuan një rritje prej 0.1 përqind, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Një fakt i tillë pohohet në raportim e fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilit ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është realizuar me 3.9 përqind, kur një vit më parë ky ndryshim ishte 1.6 përqind.

Konkretisht, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" nuk ka ndryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm por brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.5 përqind vërehet në nëngrupin "fruta".

Ndërsa çmimet në nëngrupin "zarzavate" shënuan një ulje prej 2.4 përqind.

Sipas INSTAT, indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan " shënoi një rritje prej 0.7 pëqind, brenda të cilit çmimi i duhanit u rrit me 1.0 përqind; kurse indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.5 përqind.

Sa u përket çmimeve të karburantit, gjatë muajit mars ai i i naftës u rrit me 1.4 përqind, ndërsa i benzinës u rrit me 3.2 përqind.

n.e/NOA

KOMENTE