Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Ekonomia jonë, shpresëdhënëse
English

Kryeministri: Ekonomia jonë, shpresëdhënëse

Tiranë, 8 prill, NOA Update - Ekonomia shqiptare po paraqitet shpresëdhënëse dhe treguesit e saj pozitivë kanë një rëndësi të madhe për familjet tona.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë fjalës që po mban në seancën plenare, kryeministri Berisha, sipas të cilit rritja e eksporteve është dëshmi e një entuziazmi për rritjen e punësimit dhe asaj ekonomike në tërësi.

"Eksporti i mallrave shqiptare ka një rritje fiks 144 % në vlerë, krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2009. Asnjë vend tjetër në statistikën planetare nuk ka shënuar një rritje të tillë të eksporteve të vendit të tij", tha në fjalën e tij kryeministri.

Duke shtuar më tej se "atyre që derdhin lotë krokodili për shpronësimet, duhet t'u them se sektori minerar ka një rritje prej gati 495 %".

Më tej, duke folur për treguesit ekonomikë në vend, kreu i qeverisë ka bërë me dije se investimet do të realizohen sipas parashikimeve dhe se do të kryhet rritja e premtuar e pagave dhe pensioneve.

n.e/NOA

KOMENTE