Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liderët e Maqedonisë takohen sot për ndryshimet kushtetuese
English

Liderët e Maqedonisë takohen sot për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 8 prill, NOA - Liderët e partive kryesore në Maqedoni pritet të takohen sot në takimin e tyre të radhës, i cili ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese në sferën e gjyqësorit.

Katër liderët e partive, Ali Ahmeti nga BDI, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Branko Cërvenkovski nga LSDM-ja si dhe Imer Selmani nga DR-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, derisa nga ana tjetër kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sërish ka refuzuar pjesëmarrjen.

Liderët e partive politike kanë paralajmëruar se përveç që do të debatojnë për propozimin e Gruevskit për ndryshime kushtetuese në sferën e Këshillit Gjyqësor Republika (KGJR), ata do të kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese në sfera tjera. BDI ka bërë të ditur se do të kërkojë ndryshime kushtetuese që sipas tyre, Gjykata Kushtetuese të sjellë vendime sipas parimit të Badenterit.

"Ato ligje që në Parlament miratohen me shumicën e Badenterit, ashtu të votohen edhe në Gjykatën Kushtetuese. Nëse tani hapet Kushtetuta, duhet të zgjidhet edhe kjo çështje", ka theksuar deputetja e BDI-së, Teuta Arifi.

Demokracia e Re (DR) ka paralajmëruar parashtrimin e çështjeve tjera për ndryshime kushtetuese.

"Do të parashtrojmë preçizimin e amendamentit të pestë të kushtetutës, se kur do të saktësohet që gjuha shqipe duhet të jetë gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Pjesa tjetër është sqarimi i kompetencave të komitetit për marrëdhënie ndëretnike, i cili do ta përforcojë demokracinë konsensuale dhe këtu do të përfshihen edhe miratimi i buxhetit me parimin e Badenterit, si dhe zgjedhja e qeverisë me parimin e Badenterit", ka theksuar zëdhënësi i DR-së, Arijanit Hoxha.

LSDM paralajmëroi propozimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me veprat penale të cilave u ka skaduar afati.

"Në takimin e liderëve do të dorëzojmë propozim-ndryshimin, respektivisht plotësimin e nenit 52 të kushtetutës me të cilën do të pamundësohet skadimi i afatit të veprave penale që kanë lidhshmëri me transformimin e kapitalit shtetëror dhe shoqëror", ka deklaruar lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Në njoftimin zyrtar të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski theksohet se takimi i liderëve në rend dite ka ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e gjykatësve në Këshillin Gjyqësor Republikan.

NOA-INA

KOMENTE