Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndezi cigaren në banjën e avionit, u dyshua për bombë
English

Ndezi cigaren në banjën e avionit, u dyshua për bombë

Uashington, SHBA, 8 Prill NOA - Udhëtari në arrest, pas incidenti në aeroplanin amerikan. Administrata e sigurisë së transportit të Shteteve të Bashkuara, thotë se një udhëtar është arrestuar, pasi kishte shkaktuar shqetësim në aeroplanin amerikan të udhëtarëve nga Uashingtoni për në Denver. Megjithatë, zyrtarët thonë se incidenti nuk duket se ishte kërcënim serioz i sigurisë. Ata theksuan se i dyshuari, që është përshkruar si diplomat nga Katari, mbase ka provuar të pijë duhan në tualetin e aeroplanit, duke i ngritur shqetësimet se ai po përpiqej ta aktivizonte bombën në këpucën e tij.

Raportohet se në aeroplan nuk është gjetur eksploziv. Aeroplani me 157 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, në mënyrë të sigurt ateroi në Denver. Raportet thonë se agjenti amerikan ajror në aeroplan qartazi e kishte qetësuar të dyshuarin. Zyrtarët thanë se shqetësimet çuan në situatën që aeroplani i udhëtarëve ishte përcjellë nga aeroplani luftarak amerikan, F-16, raporton radio Evropa e Lirë.

KOMENTE