Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama e Medvedev nënshkruan marrëveshjen për armët
English

Obama e Medvedev nënshkruan marrëveshjen për armët

Pragë, 8 prill, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev e nënshkruan sot traktatin mbi armët bërthamore. Traktati, i cili u nënshkrua në Pragë, synon t'i eliminojë qindra armë nga arsenalet bërthamore të dy vendeve.

Obama, para një viti, po në Pragë, pati thënë se për synim ka të punojë për një botë pa armatim atomik. Presidenti Medvedev, i cili mbrëmë arriti në Pragë, tha se marrëveshja e re mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë mund të luajë rol të rëndësishëm në përpjekjet për çarmatimin e ardhshëm në botë.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, të cilësuar si historike, presidenti Obama përfundon të arriturën e tij të parë madhore në politikën e jashtme.

Ndonëse marrëveshja i redukton në mënyrë modeste arsenalet atomike të të dyja palëve, Obama shpreson se ajo paraqet moment të mirë për qëllimet e tij kryesore, për përmirësimin e raporteve me Moskën dhe për çlirimin e botës nga armatimi bërthamor.

NOA/RFE

KOMENTE