Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Teatri i Metropolit çon Zonjushë Margaritën në festivalin e Athinës
English

Teatri i Metropolit çon "Zonjushë Margaritën" në festivalin e Athinës

Tiranë, 8 Prill NOA - Jo vetëm në Tiranë. Tashmë shfaqje edhe në rrethe të tjera, por edhe pjesëmarrje në festivalet ndërkombëtare teatrore. Ky është plani i drejtuesve të Teatrit të Metropolit, për t'i dhënë më shumë hapësirë aktivitetit të këtij teatri, por edhe për ta prezantuar atë denjësisht si një sipërmarrje të rëndësishme në fushën e artit të Bashkisë së Tiranës.

Ftesa e parë ka mbërritur nga Athina ku Teatri i Metropolit do të marrë pjesë me shfaqjen "Zonjushë Margarita" në festivalin e organizuar nga bashkia e këtij qyteti.

Drejtori i Teatrit të Metropolit, Kiço Londo tregon për punën e bërë për përgatitjen e shfaqjes, rëndësinë e prezantimit në këtë festival, por edhe planet për të ardhmen.

Sipas tij, në themel të aktivitetit artistik të këtij teatri do të vazhdojnë të jenë të rinjtë.

Kemi mësuar se jeni ftuar në festivalin teatror të Athinës. Çfarë është ky aktivitet dhe kush merr pjesë në të?

Teatri i Metropolit do të marrë pjesë në festivalin teatror, të organizuar nga Bashkia e Athinës në Greqi dhe që do të zhvillohet në një nga teatrot më të mëdha të këtij qyteti, i quajtur "Neo Kozmo". Ky është aktivitet i përvitshëm, që ka më shumë se 40 vjet që zhvillohet. Është një festival shumë serioz ku marrin pjesë trupa prestigjioze të Athinës, por edhe të vendeve të tjera të rajonit. Është hera e parë që Teatri i Metropolit ftohet dhe besoj se që nga ky prezantim ne do të vazhdojmë të jemi të përvitshëm në këtë festival, me vepra të ndryshme.

Me cilën pjesë do të prezantohet Teatri i Metropolit në këtë festival?

Kemi vendosur që në këtë festival të marrim pjesë me shfaqjen "Zonjushë Margarita", të autorit brazilian Roberto Atande, që do të interpretohet nga aktorja Luiza Xhuvani. Vepra trajton temën e dhunës dhe të diktatit. Në qendër të veprës është një mësuese, Margarita, e cila në orën e biologjisë dhe të matematikës ju flet nxënësve për vdekjen dhe për seksin. Është një vepër sfidë. Është luajtur shumë rrallë nëpër botë, për shkak të vështirësive të mëdha që ka ajo kryesisht artistike, por edhe teknike.

Si duket bashkëpunimi me znj.Xhuvani, e cila ka edhe disa angazhime të tjera, jo vetëm artistike?

Deputetja Xhuvani ka vendosur që përveç aktivitetit në Teatrin Kombëtar do të aktivizohet edhe me Teatrin e Metropolit. Para pak kohësh e kemi pasur bujtëse, mikeshë në një nga shfaqjet e Teatrit të Metropolit dhe kemi përshtypjen se ajo do të vazhdojë të jetë aktive edhe në parlament, por edhe në teatrin tonë.

Cilat janë planet e Teatrit të Metropolit, pas kthimit nga festivali i Athinës?

Pas Festivalit të Athinës, vepra do të kthehet për t'u shfaqur në Teatrin e Metropolit dhe pastaj do të udhëtojë drejt Festivaleve në Beograd dhe Egjipt. Por e rëndësishme është të theksojmë se tashmë përveç aktivitetit të gjerë që ka Teatri i Metropolit në Tiranë, ne do të fillojmë të lëvizim edhe nëpër rrethe, madje ne do të fillojmë të marrim pjesë në festivale të tjera. Pas prezantimit në Greqi na pret Festivali "Apollon 2010", ku ne do të marrim pjesë me shfaqjen "Playboy i trojeve tona".

Ç'do të thonë për ju pjesëmarrjet në këto festivale teatrore?

Ne jemi një teatër i ri, një teatër me një histori fillestare, por të gjitha këto pjesëmarrje forcojnë pozitat e Teatrit të Metropolit, i cili është i vetmi teatër në Shqipëri, i cili funksionon me projekte dhe që i është shmangur gjendjes moçalore, duke ju adresuar veprave të vështira, si "Kopshti i vishnjave", "Zonja e Bujtinës", monodrama e Erand Sojlit, "Playboy i trojeve tona", "Zonjushë Margarita", etj. Ndërkohë gjatë fundit të muajit prill dhe fillimit të majit në të dyja sallat ne do të kemi përsëri dy shfaqe, që për momentin po i mbajmë "sekret". Edhe këto do të jenë me aktorë të rinj. Pra të rinjtë do të vazhdojnë të jenë themeli i aktivitetit artistik të Teatrit të Metropolit.

e.r/NOA

KOMENTE