Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent - Ther veten me thikë dhe sulet të hidhet nga pallati
English

Urgjent - Ther veten me thikë dhe sulet të hidhet nga pallati

Fier, 8 Prill NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit duke "dhuruar" çaste paniku tek banorët dhe kalimtarët e shumtë në xhiron e mbrëmjes, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Agim Gjika, një 40-vjeçar nga Fieri i sapokthyer nga Greqia i ardhur për festën e Pashkës, ka qëlluar veten e tij disa herë me thikë duke mbetur i plagosur rëndë në bark dhe kraharor. Këtë akt ai e ka bërë publikisht në pallatin që ndodhet në lagjen "1 Maji" të qytetit të Fierit.

Menjëherë më pas, duke mos arritur të humbë jetën, ai ka arritur të ngjitet deri në tarracën e pallatit ku banonte dhe atje ka tentuar të vetëhidhet për t'i thënë kështu lamtumirë jetës.

Në këto momente kanë mbërritur forca të shumta policore të cilat kanë arritur ta ndalin në momentin e fundit duke e shpëtuar nga një hedhje fatale.

Në gjendje kritike për jetën emigranti 40-vjeçar i sapomartuar sapo është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, bëjnë të ditur për agjencinë NOA burime policore në vendngjarje.

Mësohet se 40-vjeçari i kthyer për Pashkë nga Greqia jetonte me të atin dhe ky i fundit i kishte kërkuar që të mos rikthehej më në Greqi, por detajet nuk dihen.

e.r/NOA

KOMENTE