English

Vrasja e 2 shqiptarëve, fëmija e viktimës në vendin e krimit

Itali, 9 Prill NOA Update - Ishte një fëmijë shqiptar 5 muajsh, në momentin kur u qëllua e ëma e tij, bashkëjetuesi i saj dhe një bashkatdhetar tjetër, të cilët u bënë pjesë e kësaj skene të tmerrshme.

Të dy shqiptarët Gazment Peca, 30 vjeç dhe Kasem Memaj, 32 vjeç ishin me dokumente të rregullta dhe jetonin në rrugën "Austria" në Olbia të Italisë ku në banesën ku qëndronin u qëlluan duke gjetur dhe vdekjen.

Krahas tyre e plagosur rëndë mbeti dhe bashkëjetuesja e viktimës, Ariana Zela e cila menjëherë u shtrua në spitalin e Olbias.

Forcat policore erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes ku ndalën autorin e këtij krimi Nino Cherchi, një ish-i dënuar si numri dy i bandës sarde në Siçilinë e viteve '60-'70, dhe i sekuestruan atij pistoletën me të cilën kishte qëlluar në prani të foshnjës.

Autori i këtij krimi kishte moshë 68 vjeçare dhe kishte punuar si kasap dhe gjithashtu është bërë e ditur se shtëpia ku jetonin shqiptarët më parë kishte qenë një vend ku ai aty pranë ushtronte profesionin e tij.

Me sa duket gjithçka ka nisur për një grindje me motive banale, e cila më pas çoi në ndarjen nga jeta të dy të rinjve shqiptarë.

Data e qerasë kishte kaluar dhe italiani i dhunshëm, dënuar në vite me 11 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në bandë kriminale, harbutërisht kishte kërkuar pagesën e muajit pararendës.

I moshuari kishte hyrë në brendësi të shtëpisë duke, qëlluar shtatë herë, e lënë të vdekur dy të rinjtë shqiptarë duke i goditur nga dy herë në kokë viktimat të kësaj ngjarjeje, Gazment Peca, 30 vjeç dhe Kasem Memaj, 32 vjeç.

E ëma e foshnjës e cila mori tre plumbat e tjerë, ishte Ariana Zela, një shqiptare 31 vjeçare, e cila u plagos rëndë dhe u çua në spitalin lokal.

Bëhet e ditur se tashmë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është i vetmi person i cili i ka mbetur fëmijës pesë muajsh që asistoi në këtë skenë tmerri.

Por policia italiane zbardhi se Ariana Zela, ishte ndaluar tetorin e vitit të kaluar kur ajo ishte shtatzënë me beben që para pak orësh pa skenën e tmerrshme.

Ariana Zelo ishte kapur pasi në rrobat e saj kishte fshehur 35 gramë lëndë narkotike të lloji kokainë të mbështjellë me celofan. Ajo është liruar më pas nga burgu për shkak të shtatzënisë.

r.b/NOA

Lexoni edhe: Italiani vret dy shqiptarë, plagos dhe një grua, detajet

KOMENTE