Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhet axhenda e Topit në Maqedoni
English

Zbardhet axhenda e Topit në Maqedoni

Shkup, 8 prill, NOA - Presidenti shqiptar, Bamir Topi më 13 prill do të mbërrijë për vizitë tre ditore në Maqedoni.

Sipas axhendës së parashikuar, presidenti Topi do të mbërrijë më 13 prill në mbrëmje dhe me këtë rast, axhenda e 14 prillit do të jetë e ngjeshur me takime zyrtare duke pasuar fillimisht takimi me homologun George Ivanov, krerët e lartë qeveritarë si dhe përfaqësuesit e partive politike.

Të nesërmen më 15 prill, presidenti i Shqipërisë do të qëndrojë për vizitë në Dibër, ku me këtë rast ai do të shpallet edhe qytetar nderi i qytetit të Dibrës.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale dibrane, të cilat kanë paralajmëruar se është përgatitur ceremoni e veçantë për shpalljen e presidentit të Shqipërisë për qytetar nderi të qytetit të Dibrës, ndërsa agjencia e lajmeve INA në fund të muajit të kaluar paralajmëroi vizitën e presidentit shqiptar Bamir Topi në Maqedoni.

NOA-INA

KOMENTE