Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvillimi i Traktatit bërthamor SHBA-Rusi
English

Zhvillimi i Traktatit bërthamor SHBA-Rusi

Nga "Wall Street Journal" Presidenti Obama nënshkroi sot një strategji të re të reduktimit të armëve bërthamore me Rusinë. Zyrtarët e Uashingtonit po festojnë Traktatin START me besimin, që do të reduktojë arsenalin bërthamor dhe do të organizojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, në drejtim të një bashkëpunimi më të madh. Por, marrëveshja e re, ku teksti aktual dhe dokumentet shoqëruese ligjore nuk janë lëshuar para ceremonisë së nënshkrimit në Pragë, mund të mos e arrijnë këtë qëllim.

Faktet e administratës për shembull, thonë se marrëveshja do të reduktojë një numër strategjik të armëve në 1550 - pra 30 për qind më pak se marrëveshja e 2002-shit. Por, marrëveshja e re START ka rregulla të veçanta numërimi. Për shembull, janë raportuar 76 bomba strategjike ruse dhe secila prej tyre dukshëm mund të mbajë nga 6-16 predha bërthamore. Megjithatë, ndryshe nga Traktati i Moskës, këto qindra armë bërthamore mund të llogariten vetëm me 76, krahasuar me limitin prej 1550. Si pasojë, marrëveshja e re, START, përfshin mundësinë për një rritje të madhe në zhvillimin e numrit të armëve bërthamore. Nënsekretarja e shtetit, Ellen Tausher, ka theksuar më 29 mars se, "nuk ka kufizim ose kontroll strikt në atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bëjnë për sistemin e saj të mbrojtjes". Tashmë partnerët negociatorë rusë e përshkruajnë kufizimin e marrëveshjes së re START të mbrojtjes me raketa, krejt ndryshe. Më 30 mars, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha në Kanada, se ka edhe obligime për mbrojtje nga raketat në tekstin e traktatit dhe në tekstet shoqëruese, të cilat përbëjnë një paketë ligjërisht detyruese. Më herët ai pati theksuar se, "marrëveshja është nënshkruar pavarësisht kushteve të niveleve të veçanta strategjike të sistemit të mbrojtjes". Një ndryshim në këto nivele do t'i japë secilës palë të drejtën të konsiderojë pjesëmarrje të mëtejshme në reduktimin e armatimeve strategjike sulmuese. Sekretari i Këshillit Nacional të Sigurisë, Sergei Prikodko, tha më 2 prill se SHBA-të nuk do të rimodelojë hedhjen e raketave balistike dhe të nëndetëseve të bazuara në këto raketa, për të shkuar drejt raketave interceptore dhe anasjelltas. Kufizimet në marrëveshjen e re START për raketat mbrojtëse përshkruhen nga zyrtarët rusë si dëmtim i sigurisë së SHBA-ve, në të ardhmen. Një tjetër deklarim për marrëveshjen e re START janë shqetësimet e mundshme rreth kufizimit të forcave të SHBA-ve, të cilat duhet të jenë të balancuara përballë kufizimeve te forcave ruse. Tashmë ky argument shkon në atë që Shtet e Bashkuara të Amerikës do të reduktojnë një numër të mjeteve të saj, në ujdi se do të përfitojë nga reduktimet ruse. Kjo duket e arsyeshme. Megjithatë, përfitimi i SHBA-ve nga reduktimi i armëve strategjike bërthamore, nuk është fitim reciprok nga reduktimet ruse. Një reciprocitet i tillë nuk është i përfshirë. Disa shpresojnë që marrëveshja e re miqësore START, që do t'i riorganizojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, do të frymëzojë Rusinë për të ndihmuar në çështje të tjera, të tilla si programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut. Është një shpresë e vakët që strategjitë novatore të marrëveshjeve dhe reduktimet e mëpastajme do të përmirësojnë në përgjithësi marrëdhëniet politike. Por, ato nuk të çojnë aty. Së fundmi, shqetësimi më i madh rreth armatimit bërthamor rus, janë gënjeshtrat sa i përket madhësisë së arsenalit të saj - armëve taktike. Më 2002, senatorët Xho Bajden, Xhon Kerri dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Holdren, shprehën shqetësim të madh që marrëveshja e Moskës në administratën e Bushit nuk i kufizoi forcat taktike ruse. Mund të pritet që marrëveshja e re START do të bëjë kështu, por rusët duket se ishin të vendosur për përjashtimin e armëve taktike bërthamore nga marrëveshja e re, START. Ky pranim është domethënës. Rusët tashmw janë më të ekspozuar dhe më të kërcënuar rreth armëve nukleare në zonat e konfliktit. Tashmë ne nuk kemi një kufizim në arsenalin rus bërthamor. Ky shqyrtim i shpejtë bazohet në shumë përshkrime të zyrtarëve rusë dhe amerikanë për çështjen e Traktatit. Duke pasur parasysh mospërputhje të dukshme për çështje të tilla themelore, nëse traktati kërkon reduktim të armëve apo rritje, Senati do të tregojë një kujdes të veçantë në shqyrtimin e gjuhës aktuale të dokumentit të marrëveshjes, përpara se të japë konkluzione rreth përmbajtjes.

Foto: Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe homologu i tij rus, Dmitri Medvedev. Pragë, 8 prill 2010

KOMENTE