English

Inter, Mota jashtë në ndeshjen me Fiorentinën

Milano, 9 Prill NOA - Skuadra e Interit në fundjavë do të ketë një sfidë mjaft të vështirë në kampionat ku do të përballet me Fiorentinën në fushën e këtyre të fundit.

Murinjo tashmë ka bërë të ditur dhe listën e lojtarëve të cilët janë thirrur për këtë ndeshje ku vihet re mungesa e mesfushorit të tyre, Tiago Mota.

Lojtari nuk do të jetë prezent në këtë ndeshje dhe kjo pasi ai po vuan lodhje muskulore ku për këtë arsye do të jetë në pushim për këtë turn të Seria A.

Për Murinjon kjo do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme nga e cila ai do të detyrohet të luajë sërish me një sulm të përbërë nga tre lojtarë.

r.b/NOA

KOMENTE