English

Kapen 73 mijë euro false, emrat e 13 personave të arrestuar

Tiranë, 9 prill, NOA, Update - Policia ka sekuestruar 73 mijë euro false dhe ka arrestuar 13 persona. Operacioni i koduar "Graniti" u realizua në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa" ku gjatë orëve të vona të mbrëmshme u arrestuan në flagrancë 13 persona me shtetësi shqiptare dhe maqedonase.

Lajmi u konfirmua në mënyrë zyrtare nga Policia e Shtetit, sipas të cilës bëhet fjalë për një trafik rajonal të parave të falsifikuara, me burim Maqedoninë, ndërsa u bë më dije se kjo është sasia më e madhe e eurove të falsifikuara të kapura ndonjëherë në një aksion policor.

"Burimi i parave të këtyre parave të falsifikuara ishte Maqedonia, ku këto para më pas do të silleshin në Tiranë dhe do të qarkullonin në tërë territorin, në prag edhe të sezonit turistik", tha prokurori i këtij operacioni.

Policia ka publikuar dhe emrat e të arrestuarve të cilët janë;

Avni Asan Hajrullau, 36 vjeç, banues në Tiranë, me kombësi shqiptare e shtetësi kosovare.

Fatmir Faik Rakipi, 38 vjeç, banues në Tiranë,

Gjergj Bibë Gjinaj, 43 vjeç, banues në Tiranë,

Ramazan Bajram Shatri, 44 vjeç, banues në Tiranë

Idajet Qemal Gatali, 41 vjeç, banues në Tiranë,

Kurtali Xhaferr Bilbili, 56 vjeç, banues në Tiranë,

Gëzim Pashtrik Kovaçi, 53 vjeç, banues në Tiranë,

Nuredin Çomo Bishami, 48 vjeç, banues në Tiranë,

Petrit Zef Marku, 38 vjeç, banues në Tiranë,

Nebi Bajram Popa, 40 vjeç, banues në Tiranë,

Lulëzim Faik Rakipi, 39 vjec, banues në Tiranë,

Xheladin Nexhip Demiri, 28 vjeç, banues në Tiranë me kombësi shqiptare e shtetësi maqedonase.

Kemal Hafiz Rexhepi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, me kombësi shqiptare e shtetësi maqedonase.

m.xh/NOA

KOMENTE