Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i DR Selmani: Ja ndryshimet kushtetuese që kërkojmë
English

Kreu i DR Selmani: Ja ndryshimet kushtetuese që kërkojmë

Shkup, 9 Prill NOA - Kryetari i Demokracisë së Re, z. Imer Selmani mori pjesë në takimin e liderëve të partive më të mëdha ku temë e bisedës ishin ndryshimet kushtetuese, raporton korrespondentja e agjencisë NOA në Maqedoni, Zulejha Ramadani.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët dhe pas konsultimeve me ekspertë juridik dhe politik, lideri i DR-së Selmani në tavolinë shtroi propozimet e Demokracisë së Re për ndryshime kushtetuese, edhe atë në Këshillin Republikan Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese, si dhe miratimin e buxhetit me parimin e Badenterit.

Demokracia e Re propozoi që nga 15 anëtarët e Këshillit Republikan Gjyqësor, 9 të jenë nga radhët e gjyqtarëve, nga të cilët 3 duhet t'i takojnë bashkësive etnike joshumicë, ndërsa 6 të propozohen nga Kuvendi, nga të cilët 2 duhet të pjesë pjesëtarë të bashkësive etnike joshumicë.

Kryetari i DR-së, Selmani këtë propozim e argumentoi me faktin se tendenca e ndryshimeve në këtë sferë të gjyqësisë bëhet me qëllim të depolitizimit, por edhe respektimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike joshumicë.

Po ashtu, DR propozoi që përveç emërimit të anëtarve që i takojnë bashkësive etnike joshumicë me parimin e Badenterit, Këshilli Republikan Gjyqësor të zbatojë këtë parim edhe gjatë shkarkimit të tyre.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, lideri i DR-së Selmani propozoi që për ligje që sillen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me votim të dyfishtë, vendimet për abrogimin ose shfuqizimin e tyre nga Gjykata Kushtetuese po ashtu të sillen me votim të dyfishtë, gjegjësisht me vendimin e tillë të Gjykatës të pajtohen edhe shumica e anëtarëve të Gjykatës që i takojnë bashkësive joshumicë në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë, sipas Selmanit, do të krijohet mekanizëm mbrojtës nga majorizimi i shumicës mbi joshumicën, si dhe do të parandalohen raste të cilat do të tensiononin raportet ndëretnike, siç ishin rastet e 97-ës dhe 2007-ës kur pikërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e ligjit për përdorimin e simboleve dhe ndalimin e përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar shkaktuan trazira dhe reagime të ashpra te populli shqiptar.

Duke konstatuar se vite me radhë ndarja e buxhetit bëhet në mënyrë joproporcionale, duke anashkaluar destinimin e mjeteve për kulturën, arsimin e shqiptarëve dhe bashkësive tjera në Maqedoni, si dhe mungesën e investimeve në vendet e banuara me popullatë domnante shqiptare dhe të bashkësive tjera, Demokracia e Re pa të arsyeshme të propozojë ndryshim në Amandamentin X të Kushtetutës, ku definohen ligjet që i sjell Kuvendi i RM-së me shumicë të dyfishtë, me atë që shtroi si propozim miratimin edhe të buxhetit të shtetit me parimin e Badenterit.

Liderët e partive më të mëdha u dakorduan që për propozimet e partive politike për ndryshime kushtetuese të krijohet grup pune i cili do të shqyrtojë këto propozime. Lideri i DR-së, Imer Selmani konfirmon prezencën në grupin e punës, por nga ana tjetër çmon se kjo paraqet vetëm blerje ose humbje e kohës nga partnerët qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI dhe nuk është optimist për epilogun pozitiv të punës së këtij grupi punues pasi që kryeministri Gruevski veçmë ka dhënë sinjale se propozimet e DR-së janë të papranueshme.

Selmani ceku se ekspertët e DR-së deri në fund do të mbrojnë me argumente të fuqishme propozimet e DR-së, pasi që të njëjtat shkojnë në drejtim të demokracisë konsensuale dhe barazisë së bashkësive etnike joshumicë, si dhe parandalojnë majorizimin dhe diskriminimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve.

z.r/NOA

KOMENTE