Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njohja e qeverisë së Kirgistanit, ndërkombëtarët të pavendosur
English

Njohja e qeverisë së Kirgistanit, ndërkombëtarët të pavendosur

Bishkek, 9 prill, NOA - Ndërkombëtarët janë ende të paqartë me qëndrimin që do të mbajnë ndaj njohjes apo jo të qeverisë së re opozitare të Kirgistanit.

Ndërkaq, thuhet se Rusia ka ecur drejt njohjes së kësaj qeverisje të vetëshpallur të Kirgizisë, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë vendosur t'i njohin autoritetet e reja të këtij vendi.

Raportet thonë ndërkohë se në Bishkek gjendja vazhdon të jetë aspak e qëndrueshme, me të shtëna armësh nëpër rrugët e kryeqytetit.

Shteti i varfër në kufi me Kinën, u përfshi nga protesta të fuqishme ditët e fundit, ku mbetën të vrarë mëse 65 persona.

Ndërsa liderja opozitare, Roza Otunbaeva, tha se tani është kreu i asaj që ajo e përshkroi si "qeveri e përkohshme", pas largimit të presidentit Kurmanbek Bakijev gjatë trazirave të djeshme.

Nga ana tjetër, raportohet se presidenti Bakijev është larguar nga kryeqyteti Bishkek, në qytetin jugor Osh.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kombet e Bashkuara, BE-në dhe Kinën, kanë kërkuar nga palët në Kirgizi, që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.

n.e/NOA

KOMENTE