English

Rama: Protesta për të larguar qeverinë

Tiranë, 9 prill, NOA - Partia Socialiste do të protestoj me qytetarët, jo vetëm për kutitë e votimit, por dhe për transparencën e munguar të qeverisë për situatën ekonomike në vend.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në komunikimin e zhvilluar sot me gazetarët, ka theksuar se "thellimi i borxheve, po e çon ekonominë drejt humnerës".

Kreu i PS-së është ndalur në të gjitha të dhënat e ekonomike, duke shtuar se shifrat që paraqet kryeministri Sali Berisha nuk janë të vërteta. Ai theksoi se "vendi po vuan mungesën e transparencës".

Në këtë linjë kreu i PS-së ka theksuar se protestat që do të fillojnë në gjithë vendin, do të kërkojnë garantimin e zgjedhjeve të lira në të ardhmen, por edhe transparencë për situatën ekonomike.

"Protestat do të përshkallëzohen duke kërkuar largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të hap kutitë e zgjedhjeve, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të hap kutitë e shifrave për të mos lejuar që shqiptarët të shkojnë në buzën e një tjetër humnere ekonomike", u shpreh Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE