English

Urgjent - Shkatërrohet një bandë rrëmbyesish e gjobëvënësish në Korçë

Korçë, 9 Prill NOA/ ALba Filipi - Një bandë gjobëvënësish e rrëmbyesish që kanë kryer dhe një seri krimesh të tjera, ra në prangat e policisë në një operacion të posaçëm që përfundoi vetëm pak minuta më parë, i thanë agjencisë NOA burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Mësohet se janë arrestuar 13 vetë në këtë superoperacion. Zëdhënësi i MB, Fatmir Konja i tha agjencisë NOA se operacioni synonte goditjen e një grupi kriminal që ishte shndërruar në problematik në juglindje me disa ngjarje të rënda.

Pas disa minutash do të transmetohen dhe detajet e operacionit dhe emrat e të arrestuarve.

a.f/NOA

KOMENTE