Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident i rëndë automobilistik, humb jetën 29 vjeçari
English

Aksident i rëndë automobilistik, humb jetën 29 vjeçari

Gjirokastër, 10 prill, NOA - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme duke shkaktuar vdekjen e 29 vjeçarit Elton Baxhia. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, në vendin e quajtur Mulliri i Babait, në afërsi të Mashkullorës.

Sipas policisë automjeti tip "Fiat" me targa greke POZ 28 34, që drejtohej nga Elton Baxhia, lindur dhe banues në Patos, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Policia sqaron se dëmtimi më i madh i drejtuesit të makinës ka ardhur nga përplasja në faqen anësore të kanalit e cila ishte e veshur me beton.

Elton Baxhia është transportuar menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë që në automjetin e aksidentuar kanë qenë dhe një person tjetër, 18 vjeçari, Erlis Dauti i cili është dhe kunati i drejtuesit të mjetit. Sipas policisë, Dauti pasi mori ndihmën e parë mjekësore ka dalë nga spitali, pasi s'kishte dëmtime serioze për jetën.

Shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit. Sipas dëshmive të 18 vjeçarit Dauti, drejtuesin e automjetit e ka zënë gjumi, duke qenë se kishte udhëtuar gjithë natën nga Athina për në Shqipëri.

m.xh/NOA

KOMENTE