Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Pajovës e Shezës, protestë për ndërtimin e rrugës dhe kutitë
English

Banorët e Pajovës e Shezës, protestë për ndërtimin e rrugës dhe kutitë

Peqin, 10 prill, NOA - Deputetët socialistë të qarkut të Elbasanit Agim Leka dhe Skënder Hasa kanë qenë sot në krye të një proteste me banorët e komunave Shezë dhe Pajovë në rrethin Peqin. Në mënyrë simbolike protesta është organizuar në vendin ku një vit më parë nisën punimet e rrugës Pajovë- Belsh.

Banorët kanë protestuar për faktin se pas një viti ende nuk ka përfunduar rruga e inauguruar nga kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu, banorët e zonës kanë kërkuar më shumë vëmendje për infrastrukturën rrugore në rrethin e Peqinit, por njëherësh kanë protestuar dhe për kutitë e votimeve, situatën ekonomike dhe atë që e kanë cilësuar si presion politik nga qeveria për administratën.

Sipas njoftimit të Partisë Socialiste, "banorët protestuan edhe kundër gënjeshtrës kryeministrore para zgjedhore dhe për marrjen peng të kutive të votimit të 28 qershorit".

Protesta është fokusuar në vendimet e premtimet e pambajtura të qeverisë dhe në klimën politike që ekziston në vend "Banorët e Pajovës protestuan kundër dhunës politike që përdor pushteti vendor në Pajovë. Kudo në këtë komunë dhe në rrethin Peqin, ndjehet një frymë frike dhe presioni e pushtetit të Berishës. Kanë frikë mësuesit se i pushojnë nga puna, për shkak të bindjeve politike", thuhet në njoftimin e PS-së në lidhje me protestën.

m.xh/NOA

KOMENTE