Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FIFA: Al Kaeda s'e pengon dot futbollin
English

FIFA: Al Kaeda s'e pengon dot futbollin

Gjenevë, 10 prill, NOA - Al Kaeda dhe terroristët në mbarë botën, nuk kanë për ta penguar dot futbollin.

Një mesazh të tillë e ka lëshuar sot publikisht sekretari i Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, pasi kreu i organizatës terroriste, kërcënoi para dy ditësh në mënyrë publike se sulmet do të shoqërojnë kampionatin Botëror 2010.

"Botërori nuk do ndalojë për shkak të kërcënimeve. Nëse do të hiqnim dorë atëherë do pranonim që të tjerët të vendosin për ne. Jetojmë në një botë të lirë ku mund të bëjmë atë që duam", shprehet përfaqësuesi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Më tej, ai ka shtuar se FIFA po punon për të marrë të gjitha masat, në mënyrë që kërcënimi i Al Kaedas të mos realizohet në asnjë mënyrë.

"Të gjitha vendet po bashkëpunojnë për të ndaluar që terrorizmi të prekë këtë kompëticion", përfundon Valcke.

Para dy ditësh, Al Kaeda, përmes një mesazhi videoje paralajmëroi kërcënime që sipas saj, kanë të bëjnë me shpërthime të mundshme gjatë ndeshjeve të Botërorit 2010, e sidomos sipas saj, kur të luajë skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

KOMENTE