English

Nexhat Daci, sërish në krye të LDD-së

Prishtinë, 10 prill, NOA - Nexhat Daci është zgjedhur sërish në krye të partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë për katër vjet të tjerë, gjatë konventës së dytë të kësaj partie duke mos patur në garë ndonjë kandidat rival.

Gjithashtu, në kuadrin e kësaj konvente, LDD ka nxjerrë edhe një deklaratë politike me të cilën kritikon politikat aktuale të qeverisë Thaçi.

Nga ana e tij, Daci u shpreh se "përgjegjësia dhe besimi që i dha partia, atij do t'i rezultojnë me një frymë të re të punës dhe me rezultate konkrete".

Ndërsa në deklaratën me rezervat ndaj qeverisë Thaçi, thuhet se "LDD-ja është tejet e shqetësuar për dukuritë negative të viteve të fundit në Kosovë në të gjitha sferat vitale duke përfshirë gjendjen e sigurisë, zhvillimin ekonomik, sistemin e drejtësisë, gjendjen sociale dhe fusha të tjera".

n.e/NOA .

KOMENTE