Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: E vërteta e dhunës ndaj strukturave të PS
English

Policia: E vërteta e "dhunës" ndaj strukturave të PS

Tiranë, 10 Prill NOA - Policia e Shtetit reagoi para pak çastesh lidhur me akuzat e Partisë Socialiste gjatë ditës, se anëtarë të strukturave të forcës më të madhe politike në opozitë, janë bërë objekt dhune policore.

Përmes një deklarate për media, Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të detajuar mbi ngjarjen Sot më datë 10.04.2010 rreth orës 12:00 në Komisariatin e Policisë Ballsh janë shoqëruar shtetasit Pajtim Ismaili, i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër dhe shtetasi Besnik Murataj, i vitlindjes 1962, lindur dhe banues në Kutë, Mallakastër.

Policia thotë se shoqërimi i tyre u krye pas një telefonate nga qytetarët në komisariatin e policisë pasi këta shtetas, ditën e sotme rreth orës 11:30 kanë debatuar dhe kanë qëlluar njëri tjetrin me grushte për motive të dobëta, në trotuarin përballë tregut në qytetin e Ballshit.

Të dy shtetasit paraqitën kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit ndaj policia tha se përpiluan materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve dhe çështja do t'i referohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale të dëmtimeve të tjera me dashje, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

e.b/NOA

Lexoni si lindi reagimi: Lutaj: PD, presion e dhunë ndaj strukturave të PS në Mallakastër

KOMENTE