Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si vetë prokurorët pengojnë ndëshkimin e kriminelëve
English

Si vetë prokurorët pengojnë ndëshkimin e kriminelëve

Në disa zyra vihet re aplikimi në një masë të konsiderueshme i masës së sigurimit "arrest në shtëpi". Në disa çështje penale në të cilat është aplikuar kjo mase sigurimi konstatohen vendimi dënimi te dhëna nga gjykata por edhe masa te kërkuara nga prokurori përgjithësisht të barabarta me kohën e paraburgimit. Aplikimi i kësaj mase sigurimi të shoqëruar me pasojën e mësipërme shkakton shpeshherë praktikisht pandëshkueshmërinë reale të një personi që ka kryer veprën penale

Nga Ina Rama*

Prokuroria shqiptare ushtron funksionet e saj kushtetuese e ligjore duke ushtruar ndjekjen penale e duke përfaqësuar akuzën ne gjyq ne emër te shtetit shqiptar. Kryerja e nje detyre te tille është e nje përgjegjësie te larte dhe nje element kyç per proceset integruese ne te cilat po kalon shteti shqiptar. Prokuroria është nje hallke thellësisht e rëndësishme ne procesin e goditjes se krimit dhe vënien para drejtësisë se autoreve te tij krahas agjencive te tjera te zbatimit te ligjit sic jane policia e shtetit, gjykatat apo institucionet e tjera shteterore qe operojne ne kete fushe. Bashkëpunimi institucional per realizimin e ketij qëllimi te përbashkët është jetik per mirëfunksionimin e sistemit dhe pergjegjeshmëria ne kryerjen e detyres duhet te karakterizoje te gjithe pjestaret e ketyre agjencive ne mënyrë qe rezultatet te jene te frytshme.

Ajo çka rezulton ne nje analizë te përgjithshme te punes se prokurorisë ne vitin 2009 është fakti se prokurorët dhe oficeret e policisë gjyqesore kane kryer detyren e tyre me perkushtim dhe profesionalizem ne pjesen me te madhe te çështjeve qe kane patur ne hetim e gjykim. Spikat vecanerisht puna e bere ne disa prokurori ne drejtim te goditjes se krimeve te renda e te krimit ekonomik e korrupsionit. Vleresimi me seriozitet i cdo momenti te procesit penal, harmonizimi i punes me strukturat e policisë se shtetit, mbledhja e provave me profesionalizem e ne shfrytezim te te gjitha burimeve ligjore te parashikuara per kete qëllim si dhe perfaqesimi dinjitoz i akuzës ne gjykate ka shoqeruar pegjithesisht punen e bere ne kete organ ne vitin qe shkoi.

Krijimi i njesive te përbashkëta hetimore krahas asaj te prokurorisë Tirane, te cilat filluan nga puna realisht ne muajin tetor te vitit 2009, premton rezultate pozitive te cilat, kane filluar te shfaqen qe ne fillimet e funksionimit te tyre.

Vleresohet pozitive gjithashtu puna e bere nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne drejtim te goditjes se krimit te organizuar ne mënyrë te veçantë ne drejtim te rritjes se bashkpunimit nderkombëtar me partneret e huaj, bashkëpunim i cili ka sjelle jo vetem rezultate teper pozitive dhe eksperienca te reja per sa i perket metodave te investigimit dhe hetimeve paralele por edhe ka rritur njekohesisht autoritetin e Institucionit te Prokurorisë Shqiptare ne raport me homologet tane jashte vendit..

Prokuroria ne vitin qe shkoi ne ushtrim te funksioneve te saj kushtetuese dhe ligjore ka ushtruar ndjekjen penale duke hetuar dhe perfaqesuar akuzën ne gjykim ne emer te shtetit shqiptar ne nje numër te larte çështjesh dhe per kategori te ndryshme veprash penale duke perballuar nje volum te larte pune.

Gjatë viti 2009, në organin e prokurorisë janë regjistruar rishtas në total 16910 procedime penale, janë mbartur nga viti i kaluar 4743 procedime penale dhe janë rifilluar 623 procedime, kane qene ne ndjekje ne total 23001 çështje penale nga 22042 ne vitin 2008.

Nga prokuroritë pranë gjykatave të Apelit janë shqyrtuar në themel 2982 çështje themeli dhe 1163 masa të sigurimit personal në krahasim me vitin 2008.

Gjithashtu, pranë Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, janë ndjekur 316 raste nga ana e prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme (gjykime themeli, masa sigurimi personal Kolegje të Bashkuara pranë Gjykatës së Lartë dhe përfaqësime pranë Gjykatës Kushtetuese).

Raportohet me i larte se nje vit me pare numri i çështjeve te cilat jane përfunduar duke marre zgjidhje nga organi i akuzës, ne 18186 ne vitin 2009 nga 16083 ne vitin 2008, pra jane përfunduar rreth 2000 procedime penale me shume.

Pa dashur te hyj ne detaje shifrash ajo qe rezulton ne mënyrë te permbledhur ne analizë te tyre është se ne vitin 2009 prokurorët e shtetit kane perballuar nje volum pune ndjeshëm me te larte se sa vitet e meparshme dhe sigurisht qe kjo e dhene lexohet pozitivisht e tregon per rritjen e efikasitet te punes se organit te akuzës ne luftën kunder kriminalitetit si edhe per nje evidentimin me te plote te ngjarjeve kriminale.

Evidentimi dhe referimi i ngjarjeve kriminale është bere ne nje pjese te konsiderueshme nga referimet qe kane bere oficeret e policisë te shtetit por gjithashtu njoftime per vepra penale kane ardhur edhe nepermjet institucioneve te tjera shteterore apo kallzimeve te shtetasve.

Vleresim pozitiv duhet bere edhe duke analizuar treguesit cilesore te punes ne prokurori ne vitin qe shkoi.

Konstatohet nje numër me i larte i vendimeve te mosfillimeve 5679 ne vitin 2009 nga 4631 ne 2008, e dhene qe tregon se është bere nje pune me e mire vleresuese e verifikuese e materialit kallzues per te shmangur procedime te panevojshme penale konsumim energjish e vendosje personash nen ndjekje penale pa te drejte.

Nga analizat e kryera neper rrethe konstatohet se urdheri i përbashkët i prokurorit te përgjithshem dhe ministrit te brendshem përgjithesisht është implementuar ne nivele te kenaqshme duke u percjelle kjo situate edhe ne rezultatet e hetimeve.

Mbetet per tu permiresuar niveli i profesional i oficerve te policisë gjyqësore te sherbimeve te policisë se shtetit veçanërisht ne drejtim te zyrave qe merren me goditjen e krimit financiar si edhe qëndrueshmëria e tyre ne detyre ne mënyrë qe te garantohet vazhdimesia ne hetimin e çështjeve te caktuara.

Pa dashur te ndalem ne problematikat specifike te punes ne prokurori te caktuara te cilat jane diskutuar ne mënyrë te veçantë ne cdo analizë e shoh te nevojshme te ndalem dhe te terheq vëmendjen ne ato problematika qe u konstatuan si përgjithesisht te hasura ne te gjithe sistemin duke ritheksuar nevojen e reflektimit serioz mbi to.

HETIMI PARAPRAK

Per sa i perket fazes se hetimit paraprak megjithese, evidentohet progres ne drejtim te vleresimit me seriozitet e profesionalizem te materialeve qe referohen per njoftimin e veprave penale, perseri është e nevojshme qe te ndalemi per te terhequr vëmendjen per ato raste te cilat konstatohet lehtesisht se nuk duheshin regjistruar si procedime penale. Ajo qe terheq vëmendjen ne kete drejtim është numri i çështjeve te regjistruara si procedime e te pushuara me pas ne zbatim te nenit 328/a,b te K.Pr.Penale pra per mungese te faktit ose se fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale. Ne problematiken e punes se prokurorisë kjo duhet te konsiderohet e te trajtohet me vëmendje per faktin se keto procese mund te shnderrohen ne abuzive e arbitrare nderkohe qe mosmarrëveshja e prezantuar si fakt penal ne materialin kallzues mund te kete nje natyre civile apo administrative. Po ne kete drejtim duhet shmangur perdorimi me qëllim i punes se prokurorisë per te zgjidhur konflikte me natyre juridiko civile te cilat dalin nga sfera e nje aktiviteti kriminal i cili, është objekt i punes se organit te akuzës.

Masa e sigurimit ‘Arrest ne burg" e konsideruar ne vazhdimesi si nje moment teper delikat i procesit penal per sa kohe qe lidhet drejteperdrejt me te drejtat e lirite themelore te njeriut konstatohet se është zbatuar ne mënyrë me profesionale e është reflektuar ne nivel kombëtar terheqja e vëmendjes e drejtuar drejt aplikimit te saj. Ne disa zyra ajo ka gjetur zbatim efikas e rezulatativ e është shoqeruar me vendime denimi me burgim ne përfundim te procesit, cka është nje tregues pozitiv, megjithate, ende ka zyra te cilat e konsiderojne ate si alternativen me te perdorshme nder masat e sigurimit qe parashikon k.pr.penale. Ne kete drejtim merr nje rendesi te veçantë roli i drejtuesit te prokurorisë i cili sipas urdherit te PP per "unifikimin e ushtrimit e funksioneve ne prokurorite e rretheve gjyqesore" i le atij te drejten te kontrolloje nepermjet diskutimit e vleresimit te nje prokurori me te larte kerkesat per masat e sigurimit ne çështje qe ndiqen nga prokurorë te sektorit. Detyra e drejtuesit është ne kete rast jo vetem te beje nje vleresim me profesional te kushteve e kritereve per caktimin e masave te sigurimit por, edhe te vleresoje ne te njëjten kohe gjendjen e kriminalitet ne ne territorin qe ështënen juridiksionin e zyres qe ai drejton si edhe shtrirjen e përhapjen e vepres penale konkrete, ne mënyrë qe masa e sigurimit e cila është thelbesisht nje mase personale te jete pikerisht ajo me e pershtatshmja per individin ndaj te cilit vendoset. Sigurisht qe ky proces duhet te kaloje neper nje proces diskutimi me prokurorët e çështjeve te cilet jane ata qe kane informacionin e duhur rreth kushteve konkrete.

Në disa zyra vihet re aplikimi në një masë të konsiderueshme i masës së sigurimit "arrest në shtëpi". Në disa çështje penale në të cilat është aplikuar kjo mase sigurimi konstatohen vendimi dënimi te dhëna nga gjykata por edhe masa te kërkuara nga prokurori përgjithësisht të barabarta me kohën e paraburgimit. Aplikimi i kësaj mase sigurimi të shoqëruar me pasojën e mësipërme shkakton shpeshherë praktikisht pandëshkueshmërinë reale të një personi që ka kryer veprën penale. Në këtë konkluzion sigurisht që merret në konsideratë fakti se masa e sigurimit arrest ne shtëpi është ende e pamonitoruar plotësisht prej forcave te policisë dhe praktikisht ajo mbetet shpeshherë e paekzekutueshme. Për këto arsye duhet te tregohet kujdes i veçantë ne aplikimin e saj, ne mënyrë qe te mos i japin aplikimit te kësaj mase ngjyrat e një favori qe i behet te pandehurit.

Ne kuptim te normave procedurale penale organi qe relaton dhe njofton kryesisht prokurorinë per ndodhjen e ngjarjeve kriminale është policia e shtetit, detyre kjo funksionale e saj. Pavarësisht faktit te raportuar ne vitin qe shkoi per me pak referime te kryera nga keto struktura, e dhene e cila ka qene objekt diskutimi edhe me kreret e policisë se shtetit dhe per te cilen ka patur nje reflektim pozitiv, me duhet te them se vazhdon te mbetet jo i kenaqshem numri i raste te çështjeve penale te regjistruara kryesisht nga prokurorët. Detyrohem te përsëris kete kërkesë si nje nevoje te mirëfunksionimit te shtetit ligjor, veçanërisht ne rastet e veprave penale ne fushen e korrupsionit dhe krimit financiar. Evidentohet nje tendece pozitive ne kete drejtim ne punen e kryer nga njesite e përbashkëta por sigurisht qe ajo duhet cuar me tej. Referimi i ngjarje kriminale është nje detyrim jo vetem i strukturave shtetrore por dhe i qytetareve dhe apsolutisht duhet konsideruar i tille edhe per prokurorët.

Kryerja e hetimeve paraprake është detyre funksionale e forcave te policisë gjyqesore te kontrolluara prej prokurorisë. Vazhdimisht neper analiza është trajtuar problemi i moszbatimit te detyrave te lena prej prokurorëve nga oficeret e policisë gjyqesore qofshin keto te sherbimeve te policisë apo te seksioneve te prokurorisë. Ne shume pak raste jane raportuar zhvillime te procedimeve disiplinore per te kontrolluar kete raport. Prokurorët kane te drejten dhe detyrimin qe ti japin rruge procesit disiplinor ndaj nje oficeri ne rast se ai nuk zbaton detyrat e lena prej prej prokurorit apo neglizhon hetimin ne cdo forme duke prodhuar zvarritje tij.

Jane per t'u inkurajuar gjithashtu analizat e përbashkëta per çështje te caktuara mes prokurorëve dhe oficereve te policisë gjyqesore si nje metode e sukseshme e mirefunksionimit te punes dhe e shkurtimit te afateve hetimore.

Hetimi financiar ka hyre ne nje faze te re me hyrjen ne fuqi te ndryshimeve qe pesoi ligji i ashtuquajtur antimafia. Duhet qe edhe ne drejtim te ketij hetimi te kordinohet e bashkrendohen veprimet me strukturat e policisë se shtetit per ti dhene atij ne praktike efektin per te cilin është miratuar dhe qe është pikerisht goditja e krimit te organizuar. Nje pune e kujdeshme duhet bere edhe nga prokurorite e rretheve gjyqesore ne kete fushe pervec asaj per krime te renda, ne mënyrë qe te evidentohen e raportohen ne kohe rastet e veprave penale te hetuara prej tyre e te parashikuara nga ligji te cilat, detyrojne ushtrimin e hetimit pasuror. I gjithe ky proces duhet te kryhet me kujdesin e seriozitetin e duhur per te shmangur cdo zbatim te gabuar te ligjit e kritereve te tij, ne mbrojtje te garancive qe kushtetuta e republikes se shqiperise e aktet nderkombëtare te ratifikuara prej shtetit shqiptar i kane ofruar shtetasve shqiptare.

Mbeten nje problem per tu ndalur dhe per tu trajtuar seriozisht rastet e vendimeve te pafajesise dhe pushimit te çështjeve nga gjykata. Ne praktiken e punes se prokurorive gjate ketij viti rezulton se përgjithësisht cdo rast pafajesie është shoqeruar me nje analizë te problematikes se tij ne këshillin e prokurorisë se zyres perkatese.

Kjo praktike pune duhet avancuar me tej. Analiza me e thelluar e ketyre rasteve do te sherbeje per te evidentuar problematiken, ne se ajo lidhet me bindjen e gjykates, me vleresimin e provave, me qendrimeve te ndryshme per çështje te ligjit apo me qendrime te gabuara e abuzive te prokurorëve apo gjyqtareve.

Ne funksion te ketij qëllimi do te raportohet cdo muaj nga zyrat e prokurorive ne rrethe ne Prokurorinë e Përgjithshme per te gjitha rastet e vendimeve te pafajesise apo pushimit te çështjeve nga gjykata. Nga keto analiza do te mundemi jo vetem te konstatojme gabime e te meta por, edhe te gjejme elemente te sjellve abuzive me detyren te kryer nga prokurorë e gjyqtare te vlefshme per inicimin te nje procesi disiplinor apo penal.

Kujdes i veçantë duhet bere edhe ne rastet kur gjykata ben nje kualifikim te ndryshem ligjor te faktit nga ai i bere nga prokurori, situate qe duhet te na beje te vleresojme maksimalisht momentin e gritjet e komunikimit te akuzës, si nje akt krejtesisht ne diskrecion te prokurorit.

Nje kujdes te veçantë duhet ti kushtohet gjithashtu edhe gjykimeve qe zhvillohen per njohjen e vendimeve penale te huaja ndaj shtetasve shqiptare. Puna e prokurorëve ne keto procese duhet te fokusohet ne evidentimin me kujdes te te gjithe elementeve te nevojshmem sipas ligjit tone per njohjen e vendimeve te huaja. Njohja dhe ekzekutimi i tyre duhet te jete nje proces sigurisht i drejte por edhe real per te mos lejuar qe masat e denimit te dhena nga gjykatat e huaja te përfundojne ne masa denimi shume me te ulta duke humbur ne kete mënyrë efikasin e dhenies se drejtesise. Sigurisht qe është gjykata qe do te vendose përfundimisht per to por, qendrimi i organit te akuzës ne mënyrë unike duhet te jete i orientuar ne drejtim e mesiperm. Ky detyrim buron jo vetem nga legjislacioni yne procedural por edhe nga angazhimet qe shteti shqiptar ka marre ne marredheniet nderkombëtare nepermjet ratikimit te konventaveper ndihmen e ndersjellte ne fushen penale.

(*) Fjala e mbajtur në analizën e prokurorisë shqiptare

KOMENTE