Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trupi i pajetë i Kaczynskit, drejt Polonisë
English

Trupi i pajetë i Kaczynskit, drejt Polonisë

Varshavë, 11 prill, NOA - Mbërrin sot në Poloni, në atdheun e tij, trupi i pajetë i presidentit polak Lech Kaczynski, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një incident ajror në Smolensk të Rusisë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat polake, sipas të cilave, ora 14.00 parashikohet të jetë edhe momenti i mbërritjes së trupit të presidentit të ndjerë në selinë e presidencës polake, aty ku me mijëra qytetarë kanë kaluar gjithë natën në përkujtim të tij, duke u lutur dhe ndezur qirinj.

Trupi i pajetë i Lech Kaczynskit u identifikua nga i vëllai i tij Jaroslav, ndërkohë që Rusia ka krijuar të gjitha kushtet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik ajror që ata të mund të identifikojnë trupat e të dashurve të tyre, të cilët humbën jetën bashkë me presidentin e vendit.

n.e/NOA

KOMENTE