Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unaza e Madhe e Tiranës, peng i shpronësimeve
English

Unaza e Madhe e Tiranës, peng i shpronësimeve

Tiranë, 11 prill, NOA - Në një kohë që debati publik është përqendruar tek rikonstruksioni i sheshit "Skënderbej", nëse duhet ai të jetë i mbyllur apo i hapur për qarkullimin e automjeteve, projekti i Unazës së Madhe që do ti jepte zgjidhje trafikut në kryeqytet ka mbetur i bllokuar.

Zëvendësministri i Punëve Publike, Ernest Noka hedh poshtë pretendimin e pushtetit lokal, për dorëzimin e kërkesës zyrtare për të kryer shpronësimet e nevojshme. Sipas tij, në ministri apo në komisionin e shpronësimeve, që ndodhet pranë këtij institucioni, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë, apo dosje për nevoja shpronësimi të këtij projekti.

Por nga ana tjetër përgjegjësi i sektorit në Bashkinë e Tiranës, Ervin Nikolla, evidenton dy shkresa të bashkisë të cilat datojnë që në vitin 2007, kohë kur i është drejtuar Ministrisë së Punëve Publike për të bërë shpronësimet.

"Edhe pse ministria i ka pranuar dy kërkesat tona, ku në njërën kërkohen shpronësime për unazën e madhe dhe në tjetrën për unazën e vogël", thotë Nikolla, ky institucion nuk ka reaguar.

Pas sheshit qendror të kryeqytetit, ndërtimi i Unazës së Madhe ka evidentuar një tjetër konflikt mes pushtetit ekzekutiv dhe atij vendor, pasi të dyja palët kërkojnë të zbatojnë këtë projekt.

r.l/NOA

KOMENTE