Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Pasnesër, dorëzoj Pyetësorin
English

Berisha: Pasnesër, dorëzoj Pyetësorin

Tiranë, 12 prill, NOA - Të mërkurën, në emër të qeverisë, kryeministri Berisha do të dorëzojë në Bruksel përgjigjet e Pyetësorit me 2883 pyetjeve të formuluara në 3854 faqe, në të cilat morën pjesë mbi 1100 ekspertë, specialistë dhe zyrtarë, vendas dhe të huaj.

Një fakt të tillë Berisha ua komunikoi deputetëve demokratë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilën e cilësoi si një mbledhje e veçantë, pikërisht për një gjë të tillë.

"Kjo përbën një moment shumë të rëndësishëm në historinë e përpjekjeve tona për të shndërruar në realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve, projektin evropian të vendit tonë. Kjo përbën një hap shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm. Ministritë, institucionet e pavarura, agjencitë e linjës, gjatë këtyre muajve kanë bërë një punë shumë të madhe dhe kanë fituar një eksperiencë shumë të çmuar", tha Berisha.

Sipas tij, edhe Komisioni Evropian ka dhënë mbështetjen e tij të çmuar për këtë proces. "Reformat e ndërmarra gjatë këtij mandati janë reforma që kanë interesuar të gjitha fushat, luftën kundër kriminalitetit, modernizimin tërësor të sistemit të sigurisë së vendit. Sot kufijtë e Shqipërisë kontrollohen me teknologjinë e nivelit më të lartë, të njëjtë me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sot qytetarët shqiptarë disponojnë dokumentet e identitetit ndër më të mira në Evropë dhe në botë. Lufta kundër krimit të organizuar u konsolidua me një seri zhvillimesh të mëdha dhe pozitive. Ligjet që keni miratuar ju për konfiskimin e aseteve, mbrojta e dëshmitarëve, kanë vendosur në një stad të ri këtë luftë etj", bëri me dijeni ndër të tjera kreu i qeverisë.

Në fund, ai nuk la pa përmendur edhe gjendjen e ekonomisë shqiptare, të cilën e ka cilësuar si të shëndetshme.

"Ata, të cilëve nuk u del ndonjëherë kriza nga koka dhe që flasin nga mëngjesi deri në darkë për krizë shqiptare, në qoftë se do t'u referoheshin fakteve të institucioneve ndërkombëtare, ekspertëve më të mirë dhe jo sharlatanëve, do të ndjeheshin të turpëruar me sulmet e paskrupullta dhe të paprincipta që bëjnë çdo ditë ndaj ekonomisë shqiptare. Dhe tani së fundi, në mënyrën më amorale dhe më të ulët, po ndërmarrin sulm ndaj bankave. Kjo është e turpshme", tha ai lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE