Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE, Imami dhe Danimarka nisin shkatërrimin e municioneve
English

OSBE, Imami dhe Danimarka nisin shkatërrimin e municioneve

Tiranë, 12 prill NOA - Shqipëria mund të shkatërrojë municionet e saj të tepërta prej rreth 90,000 tonësh brenda vitit 2013 - dy vjet më herët se parashikimi - në sajë të një projekti të Prezencës së OSBE-së, përmes të cilit i ofrohen Ministrisë së Mbrojtjes disa pajisje të nevojshme.

Kreu i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Robert Bosch, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe ambasadori danez në Tiranë, Ankja¦r Jensen, qenë sot në uzinën e lëndëve plasëse të Mjekësit, në Elbasan, për të përuruar vënien në punë të dy sharrave prerëse industriale, të cilat do të përdoren për të shkatërruar municionet e tepërta. Katër sharra të tjera janë instaluar në uzinën e Poliçanit.

"Këto pajisje të reja do të dyfishojnë kapacitetin e Ministrisë në shkatërrimin e municioneve të tepërta e të vjetra, duke e bërë kështu Shqipërinë një vend më të sigurt për të jetuar," tha Bosch.

Ambasadori danez, vendi i të cilit ka dhuruar sharrat, tha se shkatërrimi i municioneve është një ndarje konkrete me të shkuarën. "Ai është gjithashtu simboli i partneritetit të ardhshëm e të ri mes dy vendeve anëtare të NATO-s," shtoi ai.

Në emër të qeverisë shqiptare, ministri Imami falënderoi Prezencën e OSBE-së dhe qeverinë e Danimarkës për pajisjet.

e.r/NOA

KOMENTE